Dumani “shkund” Policinë e Prodës, 70 efektivë të implikuar në krim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 13:17

Kreu në ikje i SPAK, Altin Dumani, duke folur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, goditi fort Policinë e Shtetit, duke deklaruar se vetëm gjatë viteve të funksionimit të SPAK janë hetuar dhe gjykuar mbi 70 efektivë policie, nga patrulla të thjeshta deri te drejtues të lartë të përfshirë në korrupsion dhe grupe kriminale. Sipas tij, korrupsioni ka prekur çdo nivel të shtetit, dhe policia nuk është aspak përjashtim.

Deklarata e Dumanit vjen në një moment kur Policia e Shtetit drejtohet nga Ilir Proda, i cili ndodhet në krye të strukturës në një periudhë ku skandalet me uniforma blu kanë qenë të njëpasnjëshme. edhe pse Dumani nuk përmendi emra, fakti që dhjetëra efektivë janë arrestuar pikërisisht gjatë kohës kur Proda mban drejtimin, ka ngritur edhe një herë pikëpyetje serioze për mënyrën si funksionon kontrolli i brendshëm, filtërimi i personelit dhe përgjegjësia e komandës.

Arrestimet e shefave të krimeve, drejtuesve të kufirit dhe oficerëve të implikuar në trafik droge dhe korrupsion tregojnë një polici të dobët, të depërtuar nga elementë kriminalë. SPAK ka bërë atë që policia e drejtuar nga Proda nuk ka arritur dot: identifikimin dhe goditjen e efektivëve të korruptuar.

Teksa Dumani mbyll mandatin më 18 dhjetor, mesazhi i tij bie si paralajmërim i drejtpërdrejtë për drejtimin aktual të policisë: “Askush nuk është i paprekshëm.” Dhe sot, më shumë se kurrë, sytë e publikut janë drejt Prodes dhe përgjegjësisë së tij për një polici që po prodhon më shumë skandale sesa rezultate, ku mbetet për tu mos harruar arrestimi i Altin Morinës, mik i ngushtë i kryepolicit Proda, arrestim që çoi në shkrirjen e plotë të komisariatit numër 2 në Tiranë, pasi policët zbatuan ligjin duke prekur mikun e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit