Dyshohet se morën peng kosovarin për pazare droge, vlonjatët: S’e morëm peng, na ka lekë borxh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 12:39

Është bërë publike dëshmia e tre personave të arrestuar në Vlorë, të cilët akuzohen për rrëmbimin e një shtetasi nga Kosova. Julian Zogaj, Orest Çorapaj dhe Vilson Agaj kanë deklaruar në polici se nuk e kanë marrë peng Fisnik Xhakën, por sipas tyre 39-vjeçari u kishte një borxh prej 70 mijë eurosh.

Të arrestuarit kanë thënë se e kanë mbajtur Xhakën vetëm për t’i kërkuar pagesën e borxhit, ndërsa dyshohet se ky borxh lidhet me aktivitet tregtar të paligjshëm me lëndë narkotike.

Sipas deklarimeve të tyre, kosovari ishte zotuar se do të transportonte jashtë vendit një sasi të caktuar, por pasi ata i kishin dorëzuar drogën, ai e kishte nisur atë jashtë shtetit pa kryer transportin e rënë dakord.

Ngjarja ndodhi në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, i pajisur me kamera sigurie dhe një sistem kontrolli për të parë hyrjen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit