Sherr mes nxënësve të shkollës në Shkodër, plagosen dy të rinj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.12.2025, 11:30

Një sherr mes disa nxënësve ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta këtë të premte, në afërsi të shkollës “Shejnaze Juka” në lagjen Zdrale, Shkodër.

Si pasojë e konfliktit, dy prej të rinjve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar incidentin dhe për të siguruar rendin në zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit