Aksident fatal në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën shqiptarja

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 12.12.2025, 11:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Prizren–Suharekë, në kilometrin e 26-të të autostradës “Ibrahim Rugova”. Nga përplasja mes një kamioni dhe një automjeti me targa shqiptare, ka humbur jetën drejtuesja e makinës, shqiptare, ndërsa kanë mbetur rëndë të plagosur drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri që udhëtonte me viktimën.

Policia dhe ekipi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Aktualisht, akset rrugore në rajonin e Prizrenit janë të mbuluara nga mjegulla e dendur dhe lagështia, të cilat ndikojnë negativisht në shikueshmëri dhe në kontrollin e automjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit