Një ngjarje e paprecedent familjare është regjistruar në Dibër, ku një 24-vjeçar me inicialet P. K. ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka dhunuar rëndë vëllain e tij, E. K., 28 vjeç. Sipas Policisë së Dibrës, konfliktit mes tyre i paraprinë motive të dobëta, ndërsa përplasja degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.
I dëmtuari u dërgua menjëherë në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, materialet e çështjes i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila pritet të vijojë hetimet dhe të përcaktojë masat e mëtejshme ndaj 24-vjeçarit.