Tre persona u arrestuan në Vlorë pas një operacioni policor të koduar “Hostage”, pasi dyshohet se mbajtën peng një shtetas nga Kosova për dy javë, duke e kërcënuar për të marrë 70 mijë euro. Të arrestuarit janë Vilson Agaj, Orest Çorapaj dhe Julian Zogaj, të gjithë nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Fisnik Xhaka, 39 vjeç, ishte dhunuar fizikisht dhe iu desh të merrte ndihmë mjekësore për plagët e shkaktuara gjatë mbajtjes peng.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, lagjja “Osman Haxhiu”, i pajisur me kamera sigurie dhe një sistem kontrolli për të parë hyrjen. Hetimet zbuluan se Xhaka kishte dalë garant për një bandë europiane për një sasi droge me vlerë 70 mijë euro që nuk ishte paguar, dhe pengmarrja ishte bërë për të detyruar pagesën e shumës. Gjatë kontrollit në banesë, policia sekuestruar lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa dhe një radio marrëse-dhënëse e ngjashme me ato të Policisë.
Të arrestuarit përballen me akuza për “rrëmbim ose mbajtje peng të personit” në bashkëpunim, “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “mbajtje pa të drejtë të uniformës”. Viktima u lirua menjëherë dhe mori kujdesin e nevojshëm shëndetësor, ndërsa policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive penale të autorëve.