Gjuetia rikthehet pas 10 vitesh: Kuvendi miraton ligjin e ri me 80 vota pro

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2025, 10:31

Pas një dekade ndalimi, gjuetia do të rikthehet në Shqipëri pas përfundimit të moratoriumit në gusht të vitit 2025. Kuvendi miratoi me 80 vota pro projektligjin e ri “Për gjuetinë”, i cili parashikon lejimin e këtij aktiviteti në zona të caktuara, në vend të zgjatjes së mëtejshme të ndalimit.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draftin e ri ligjor, i cili përcakton se të drejtën për të qenë gjuetar fillimisht do ta kenë vetëm shtetasit shqiptarë mbi 25 vjeç, të pajisur me armë me leje dhe me leje të posaçme gjuetie.

Sipas relacionit të projektligjit, statusi i zonës së gjuetisë mund të hiqet për arsye të sigurisë kombëtare, kërkesave për zhvillim rural, rasteve të keqpërdorimit ose mosrespektimit të kontratës nga qiramarrësi.

Projektligji sanksionon edhe masa të ashpra ndëshkuese: gjobat për gjuetinë në zona të ndaluara, për kapjen e specieeve jashtë listës së lejuar ose për gjueti pa leje variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1.3 milion lekë.

Federata Kombëtare e Gjuetisë ka propozuar më herët që gjuetia të kthehet në një sport të licencuar kundrejt pagesës, duke vlerësuar se mund të gjenerojë deri në 12 milionë euro të ardhura vjetore për buxhetin e shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit