33 mln lekë dëm me tenderat e Kavajës, Elvis Roshi në SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.12.2025, 10:03

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, u paraqit sot në SPAK së bashku me avokatin e tij, pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) lidhur me parregullsi në tenderat e Bashkisë. Rroshi dyshohet për veprime që mund të kenë sjellë dëm ekonomik në vlerën e 33 milionë lekëve gjatë periudhës 2013-2014.

Auditimi i KLSH zbuloi parregullsi në 12 tendera, kryesisht për rikonstruksionin e qendrës së qytetit, ndërtimin e rrugëve dhe mbjelljen e pemëve dekorative. Në disa raste, bashkia dyshohet se ka përdorur standarde të dyfishta për vlerësimin e pjesëmarrësve në tenderë, duke skualifikuar operatorët me ofertat më të ulëta.

Gjithashtu, për tre tenderë të tjerë u konstatuan skualifikime të padrejta për shkak të llogaritjeve të gabuara të ofertave. Pas hetimeve fillestare në Prokurorinë e Durrësit, çështja u kalua te SPAK, sipas vendimit të GJKKO-së vitin e kaluar, duke i dhënë një shtysë të re hetimeve ndaj Roshit dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit