Katër persona në Vlorë marrin peng kosovarin, i kërkonin 70 mijë euro

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.12.2025, 09:51

Katër persona u shoqëruan mbrëmjen e djeshme nga Policia e Vlorës, pas dyshimeve se janë përfshirë në një rast pengmarrjeje në qytet. Sipas të dhënave paraprake, ata akuzohen se kanë mbajtur të izoluar një shtetas për disa ditë në një apartament të ndodhur në katin e shtatë të një pallati, me qëllim ushtrimin e presionit për përfitime financiare.

Burimet policore bëjnë të ditur se të shoqëruarit janë banorë të zonës së Lumit të Vlorës dhe dyshohet se i kanë kërkuar viktimës, një shtetas nga Kosova, shumën prej 70 mijë eurosh. Hetuesit dyshojnë se pengmarrja është kryer për motive gjobëvënieje, ndërsa viktima është mbajtur nën kërcënim deri në zbulimin e rastit nga autoritetet.

Ngjarja vijon të jetë në fazën fillestare të hetimeve, ndërsa policia ka nisur procedurat për sqarimin e plotë të dinamikës dhe identifikimin e roleve të secilit prej të shoqëruarve. Strukturat hetimore po punojnë për mbledhjen e provave dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të personave të dyshuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit