U ‘turpërua’ në mes të Abu Dhabit, Meloni nxjerr në shitje shallin që i dhuroi Rama

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.12.2025, 09:26

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, po përgatitet të organizojë një ankand të veçantë me dhuratat luksoze që ka marrë gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, shkruan La Repubblica. Ankandi, i cili do të mbahet nga shtëpia prestigjioze Bertolami Fine Art në Romë, përfshin vetëm objekte me vlerë mbi 300 euro — kufiri ligjor që nuk lejon zyrtarët t’i mbajnë për vete dhuratat e kushtueshme.

Ndër objektet që kanë tërhequr më shumë vëmendje është shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, një prej dhuratave më të komentuara. Shalli i është dorëzuar Melonit në Abu Dhabi, me rastin e 48-vjetorit të saj. Episodi u bë i njohur edhe për veprimin e Ramës, i cili u ul në gjunjë gjatë dorëzimit të dhuratës, gjë që shkaktoi reagime në atë kohë. Meloni, me shaka, u shpreh: “Mos më turpëro.”

Sipas La Repubblica, në ankand do të dalin mbi 270 artikuj, të cilët aktualisht ruhen në një dhomë të posaçme në Palazzo Chigi. Vlera e përgjithshme e dhuratave që pritet të shiten arrin rreth 800 mijë euro.

Disa nga dhuratat më të veçanta që do të dalin në ankand përfshijnë:

  • Një veshje tradicionale femrash nga Kerala, dhuruar nga kryeministri indian Narendra Modi në samitin e G20 në Bali (nëntor 2022)

  • Një statujë e presidentit argjentinas Javier Milei, me motosharrë në dorë

  • Një thes me oriz nga Pakistani

  • Figura dekorative deveje nga Libia

  • Një statujë prej cope, dhuratë nga politikani italian Michele Emiliano

  • 15 tapete të ndryshme nga Libia dhe vende të tjera arabe

  • Bizhuteri të ndryshme: byzylykë metalikë, unazë, varëse, vathë

  • Katër tablo, një pjatë metalike dhe një çantë tavoline

  • Shalli i dhuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama

  • Një servis çaji prej porcelani nga kryeministri hungarez Viktor Orbán

  • Një tas qeramike e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Joe Biden

  • Një kostum tradicional rumun nga ish-kryeministri Marcel Ciolacu

Ankandi pritet të zhvillohet në javët në vijim, ndërsa të ardhurat do të derdhen në buxhetin e shtetit italian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit