Ndihmoi në planin për vrasjen e Indrit Dokles, Merlika ushtari i Martinajt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.12.2025, 09:22

Elvin Merlika, person në kërkim prej vitit 2022 për lidhjet e tij me dosjen “Plumbi i Artë”, u arrestua sot pas një operacioni të Forcave Operacionale të kryer me urdhër të SPAK. Ai dyshohet të ketë qenë pjesë e grupit kriminal që planifikoi vrasjen e Indrit Dokles dhe konsiderohet një nga bashkëpunëtorët kryesorë në sigurimin e kushteve dhe mjeteve për realizimin e atentatit.

Për Merlikën rëndojnë disa akuza, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje, veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të strukturuar dhe bashkëpunim në aktivitete të tjera të paligjshme. Në fillim të vitit, SPAK kërkoi konfiskimin e një sërë pasurish të tij dhe të tetë personave të tjerë të lidhur me të, duke argumentuar se ato nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe dyshohet të jenë përfituar nga aktiviteti kriminal. Listës i shtoheshin prona të shumta, mes tyre hotele, apartamente dhe automjete të kategorisë luksoze.

Në të njëjtin operacion u arrestua edhe Fred Xhixha, i cili sipas deklarimeve të të penduarit të drejtësisë, dyshohet të ketë ndërmjetësuar takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Arrestimi i tyre konsiderohet një tjetër goditje ndaj elementëve të përfshirë në rrjetin kriminal të Martinajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit