Në ambientet pranë godinës së Inspektoriatit Qendror në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë është vërejtur një zjarr i ndezur në hapësirën e jashtme, ku po digjen materiale që dyshohet se përmbajnë asbest, një substancë e njohur për rrezikun e lartë kancerogjen.
Një banor i zonës, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka denoncuar se tymi i rëndë dhe era e fortë që vijnë nga djegia e këtyre materialeve po bëhen të padurueshme dhe të rrezikshme për banorët përreth. Sipas tij, për shkak të ndotjes së shkaktuar nga flakët, është e vështirë të qëndrohet në ambiente të mbyllura në banesat pranë zonës së incidentit.
Djegia e materialeve që përmbajnë asbest përbën një rrezik të jashtëzakonshëm për shëndetin publik, pasi fibrat e tij, kur çlirohen në ajër, mund të shkaktojnë dëmtime të rënda afatgjata. Ngjarja ngre shqetësime serioze lidhur me menaxhimin e mbetjeve dhe përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e sigurisë mjedisore.
Denoncimi i qytetarit:
Ambienti në pamje është Inspektoriati Qëndror te 21 Dhjetori. Dikush ka vendosur të ndezi zjarr por materialet në video që digjen janë asbest një material kancerogjen. Po deshe posotoje anonim se nuk rrihet në shtëpi nga era e keqe dhe e rrezikshme.