Librazhdasit marrin detyrën e Mariglen Dishës, shtrojnë rrugën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.12.2025, 16:52

Edhe pse redaksia jonë ka denoncuar me qindra herë gjendjen e degraduar të rrugëve në qytet, shumë herë Bashkia e Librazhdit dhe kryetari i saj, Mariglen Disha, kanë bërë një sy e një vesh. Rezultati është një realitet i pakontestueshëm: rrugët e qytetit vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme, duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve dhe penguar qarkullimin normal.

Disa qytetarë nga Librazhdi, të lodhur nga mosveprimi i autoriteteve, kanë vendosur të marrin në dorë atë që duhet të ishte detyrë e kryetarit. Me pak zhavorr dhe përpjekje të jashtëzakonshme, ata kanë tentuar të rregullojnë pjesë të rrugëve të degraduara, duke i dhënë një frymë të re trafikut lokal, edhe pse përkohësisht.

Ky akt qytetarësh duhet të nxisë një reflektim serioz nga Bashkia. Kryetari Mariglen Disha dhe stafi i tij nuk mund të vazhdojnë të injorojnë problemin. Shtrimi i rrugëve nuk është vetëm një nevojë infrastrukturore, por një përgjegjësi morale dhe ligjore ndaj qytetarëve që paguajnë taksa dhe presin shërbime bazike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit