Edhe pse atmosfera festive këtë fundvit është dukshëm më e zbehtë se në vitet e kaluar, Sheshi Skënderbej në Tiranë vazhdon të jetë ndër destinacionet më të frekuentuara nga qytetarët dhe vizitorët që zgjedhin të shëtisin me familjet e tyre.
Pavarësisht dekorimeve të pakta dhe kritikave të shumta në rrjetet sociale për zbukurimet e këtij viti, në shesh janë vendosur rreth 100 bombola të mëdha gazi që furnizojnë bizneset e ngritura për sezonin e festave. Situata mund të paraqesë rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve, pasi një pakujdesi e vogël mund ta kthejë sheshin në një vend tragjedie.
Në realitet, sheshi duket më shumë i mbushur me aktivitete tregtare sesa i dekoruar për festat. Bizneset që kanë zënë hapësirën paguajnë qira të larta dhe ofrojnë produkte me çmime të kripura, duke e kthyer sheshin në një treg të shtrenjtë më shumë sesa në një hapësirë festive.
Shkrimi u mor nga TVA News!