Rekord i frikshëm i Haaland, shifrat mbresëlënëse pas golit kundër Real Madridit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.12.2025, 15:57

Në Madrid mbrëmë u zhvillua një nga supersfidat më të mëdha të Champions League të viteve të fundit: Real Madrid – Manchester City, një duel që kohët e fundit është shndërruar në një klasikë të vërtetë europiane.

Pas golit të avantazhit nga Rodrigo, skuadra e Guardiolës reagoi fuqishëm dhe arriti përmbysjen brenda pjesës së parë, nga 1–0 në 1–2. Fillimisht ishte O’Reilly që barazoi shifrat, ndërsa më pas Erling Haaland, nga pika e bardhë, i dha City-t epërsinë që do ta ruante deri në fund të takimit.

Por vëmendja kryesore bie te statistikat e jashtëzakonshme të sulmuesit norvegjez. Me golin e shënuar mbrëmë, Haaland ngjitet në 51 gola në 50 ndeshje si titullar në Champions League. Në total, ai ka marrë pjesë në 55 ndeshje të kompeticionit, duke përfshirë edhe aktivizimet si zëvendësues, dhe numëron 55 gola në 55 ndeshje, një rekord i frikshëm që e vendos atë mes më të mirëve në historinë e turneut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit