Gjendja Civile pa sistem, prindërit në Babrru s’regjistrojnë dot fëmijët e porsalindur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2025, 15:00

Një qytetare e bashkisë Kamëz i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar zyrën e Gjendjes Civile në Babrru pasi nuk ka sistem prej 4 ditësh.

Ajo ka treguar se kjo zyrë është jashtë funksionit prej katër ditësh, duke bllokuar të gjitha procedurat e regjistrimit, përfshirë edhe ato për foshnjat e sapolindura.

Qytetarja shprehet se për shkak të këtij bllokimi nuk mund të regjistrojë beben e saj, çka i pengon më pas të përfitojë shpërblimin e lindjes dhe pagesën e lejes së lindjes, si edhe shërbime të tjera të domosdoshme.

Ajo shprehet gjithashtu e pakënaqur me sjelljen e punonjëses së zyrës, e cila sipas saj nuk ka ofruar asnjë sqarim për situatën apo arsyet e ndërprerjes së shërbimit.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia Kamëz dhe institucionet përgjegjëse që sistemi të rikthehet në funksion dhe familjet të mos mbeten peng i vonesave teknike.

Denoncimi i qytetares:

'Pershendetje,ju lutem a mundeni ta postoni , Bashkia Kamez, rrethi Babrru ka 4 dite qe nuk punon sistemi te gjendja civile, nuk bejme dot regjistrimin e bebit qe ka lindur dhe pa ber regjistrimin nuk mund te marrim asnje lloj shperblimi dhe page te lejes lindjes, per me teper punetorja qe pergjigjet aty eshte shume arrogante dhe nuk jep asnje lloj sqarimi,viti 2026 dhe nuk mundemi te bejme nje regjistrim te thjeshte dhe duhet te durojme analfabetet qe vendosin ne krye te detyres'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit