Parlamenti Evropian u prek thellë nga rrëfimi i 11-vjeçarit ukrainas Roman Oleksiyev, i cili humbi nënën gjatë një bombardimi në korrik të vitit 2022 dhe kaloi një rrugëtim të gjatë shërimi. Gjatë prezantimit të një dokumentari për fëmijët e prekur nga lufta në Ukrainë, Roman ndau historinë e tij para audiencës në Strasburg, duke prekur shumë prej të pranishmëve, përfshirë edhe përkthyesin që u emocionua gjatë përkthimit.
Duke kujtuar ditën tragjike, ai tha me zë të qetë:
“Isha me nënën time në spital kur ra një bombë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë. E pashë nën rrënoja, i pashë flokët dhe i thashë lamtumirë. Pastaj qëndrova në kujdes intensiv për më shumë se 100 ditë dhe iu nënshtrova 35 operacioneve të ndryshme dhe jam në rrugën e shërimit. Kur jemi bashkë, jemi të fortë, nuk dorëzohemi kurrë dhe vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe fëmijët e saj”
Megjithë dhimbjen dhe sfidat, vogëlushi dha edhe një fije shprese me fjalët e tij, duke thënë se tani është në rrugën e shërimit. Historia e Romanit, e sjellë me shumë ndjeshmëri në Parlamentin Evropian, kujton se pas çdo historie lufte fshihet jeta e një fëmije që ka nevojë për siguri, mbështetje dhe paqe.