“Tubi i çarë na përmbyt rrugën te ura e Tabakëve, UKT asnjë masë”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.12.2025, 13:21

Një qytetar denoncon një problem që, sipas tij, vazhdon prej më shumë se një viti në zonën përballë Parlamentit, te ura e Tabakëve. Ai thotë se sa herë që furnizohet pallati me ujë, një tub i çarë shkakton rrjedhje të madhe në rrugë, tre herë në ditë për rreth 30–40 minuta.

Situata bëhet edhe më e rrezikshme, pasi pak më poshtë ndodhet një pusetë me kabuj të ndriçimit publik, ku uji futet dhe krijon rrezik serioz për kalimtarët.

Sipas denoncimit, edhe pse janë bërë ankesat përkatëse, institucionet nuk kanë ndërhyrë. Punonjës të UKT-së me drejtues Skerdi Drenova thuhet se kanë shkuar në vendngjarje, kanë hapur një gropë dhe e kanë mbyllur pa marrë masa të tjera, duke lënë problemin të pazgjidhur.

"Përshëndetje! Ka mbi një vit që kjo situatë vazhdon. Kemi bërë ankesë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kjo ndodhet përballë Parlamentit, te ura e Tabakëve. Në çdo orar që vjen uji për banorët e pallatit, një tub është çarë dhe uji rrjedh poshtë nëpër rrugë, duke u kthyer në shqetësim të madh. Uji vjen 3 herë në ditë dhe rrjedh për rreth 30–40 minuta. Pak më poshtë ndodhet edhe një pusetë me kabujt e ndriçimit të rrugës, ku uji futet brenda dhe krijon rrezik të madh. Kemi bërë ankesë, janë paraqitur punonjësit e UKT-së, e kanë parë, hapën një gropë kot dhe e mbyllën pas dy orësh, pa marrë asnjë masë të mëtejshme. Kjo situatë vazhdon kështu prej gati 1 viti, në mos edhe më shumë", shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit