Vrasja e 15-vjeçarit: Festimen e ka përpirë dheu, asnjë ngushëllim për familjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.12.2025, 12:42

Pak ditë më parë, edhe një tjetër 15-vjeçar humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh që kishte nisur në rrjetet sociale, një konflikt që, fatkeqësisht për Erion Bobën, do të kishte pasoja tragjike.

Erioni u godit katër herë me thikë nga një bashkëmoshatar, në zonën e kraharorit, ku një nga goditjet i preku zemrën. Fillimisht ai mbeti i plagosur rëndë dhe luftoi me forcë për 10 ditë mes jetës dhe vdekjes, por dëmtimi në zemër rezultoi fatal. Më 4 dhjetor, zemra e tij ndaloi së rrahuri.

Lajmi tronditi opinionin publik, ndërsa shokët e tij të shkollës në Bulqizë dolën në protestë për të nderuar kujtimin e Erionit dhe për të kërkuar drejtësi, por kjo fatkeqësi nuk preku aspak kryebashkiaken e Bluqizës, Festime Mjeshtri e cila nuk ka reaguar aspak për situatën.

Ndërkohë, një e afërme e Ademit, babait të Erionit, ka shkruar mesazhin e mëposhtëm:

Adem Bobës nuk ia shëron dot më askush atë plagë, fatkeqësia e tij tronditi një popull të tërë brenda e jashtë Shqipërie, por jo pushteti lokal i Bulqizës, jo znj. Festime Mjeshtri që e zgjodhi ai popull me gjak të pastër.

Zhgënjim ta quaj??? Jojo veçse ligësi e dukshme në dritën e diellit.

Asnjë ngushëllim, asnjë fjalë prekëse, asnjë ndjesi prej nëne, asnjë reagim as privatisht, as publikisht…e zgjedhura e atij populli të përvuajtshëm që gërthet me mikrofon për fake suksese…por s’ju shohin sytë, jeni verbuar nga deliri i postit që mbani, madhështia juaj është reja që po ua zë rrugën të rinjve. Lotët e këtyre fëmijëve duhej të t’kishin tronditur sado pak, por s’keni faj ju…Bulqiza ka vajtuar në kohëra e së fundmi për ditë me radhë vajtoi një fëmijë vrarë pafajësisht, e ju s’ua vlerësuat as dhimbjen, as hallin, as vëmendjen, as tronditjen. Erioni ishte një qelizë gjaku e burimeve të Bulqizës. Ju nuk keni si ta shihni, as si ta vlerësoni, se s’keni dritë në shpirt, s’keni moral në vena, s’keni aq mençuri t’i menaxhoni inatet, apo ata që të vënë në dukje të metat, sepse je aty ku je, jo nga aftësia, jo nga mirësia për të ndryshuar, por nga klanet e hajdutërisë, të zgjodhi mashtrimi, vaj medet për këtë shoqëri. Një popull vajtoi Erionin. Nuk më bën më përshtypje injoranca që ka pllakosur çdo institucion në kombin tim, por e keqja e kësaj shoqërie që ju pranon e ju qesh ndër sy…megjithatë edhe nëse ne jemi të dobët përpara kësaj traume, Krijuesi ynë është gjykatësi më i drejtë për krijesën e vet!

Kush nuk ndjen dhimbjen e një fëmije, s’është gjë tjetër veçse dhimbja më e madhe e kësaj toke ku ne na bien hijet…Ka pafajësi e drejtësi njerëzore, ka dhe gjykim e drejtësi hyjnore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit