Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2025, 11:57

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka liruar nga paraburgimi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit për rastin e Inceneratorit të Fierit.

Koka ishte arrestuar në dhjetor 2021, i akuzuar për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash, lidhur me aferat korruptive për inceneratorin e Fierit. Sipas SPAK, për këtë incenerator u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit.

GJKKO ka shuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këtë çështje, ndërsa dosja është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë.

Në korrik të këtij viti, Koka fitoi lirimin me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku ishte dënuar me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.

Për inceneratorin e Fierit, Koka ishte dënuar në shkallë të parë me 6.8 vite burg, ndërsa për inceneratorin e Tiranës u dënua me 2 vite. Për rastin e Tiranës, masa e sigurisë “arrest me burg” është shuar, pasi dënimi me 2 vite për shpërdorim detyre është ezauruar me kohën e kaluar në paraburgim.

Koka ndodhet i lirë ndërsa çështjet gjyqësore vazhdojnë në instancat përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit