Rrugë të lëna rrugëve në Ersekë, banori denoncon braktisjen nga kryebashkiaku Erjon Isai

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 11.12.2025, 11:43

Një banor i disa fshatrave të zonës së Ersekës ka dërguar në redaksi një denoncim të fortë për gjendjen alarmante të rrugëve rurale, të cilat, sipas tij, janë lënë plotësisht në harresë që prej ardhjes në detyrë të kryebashkiakut Erjon Isai.

Ai tregon se rruga që lidh gjashtë fshatra, nga Borova për në Novoselë, është e amortizuar, me segmente të shkatërruara dhe të vështira për kalim, sidomos për automjetet e vogla. Sipas banorit, asnjë ndërhyrje institucionale nuk ka pasur që prej disa vitesh, dhe vetë komuniteti është detyruar të mbushë gropat për të mundësuar qarkullimin.

Banori shprehet:
“Përshëndetje JOQ, shiko çfarë rrugësh kemi në Ersekë, në fshatrat e Ersekës. Që kur ka ardhur Erjon Isai, jo që nuk i ka prekur, por janë shkatërruar edhe më shumë. Rruga është copë copë, me zor kalohet vetëm me makina të mëdha. Asnjë lloj investimi, asnjë rregullim, asgjë ndër vite. Herën e fundit që është prekur kjo rrugë, ne vetë kemi mbushur gropat, sepse që kur ka ardhur kryebashkiaku nuk ka bërë asgjë.”

Situata sipas tij është shembull tipik i rrugëve të lëna rrugëve, pa asnjë kujdes nga institucionet lokale. Banori kërkon ndërhyrje urgjente nga bashkia e Kolonjës, duke theksuar se rruga mbetet e rrezikshme për fëmijët, të moshuarit dhe automjetet që kalojnë çdo ditë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit