Ra nga kantieri i ndërtimit në Patra, punëtori shqiptar në gjendje kritike

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.12.2025, 11:36

Një punëtor 51-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u përfshi në një aksident të rëndë gjatë punës në një kantier ndërtimi në rrugën Ellinos Stratiotou në Patra. Identiteti i tij nuk është bërë publik nga autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se ka rënë nga kati i tretë në një hapësirë bosh të parashikuar për ashensorin, duke pësuar dëmtime të rënda. Pas incidentit, punëtori u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar të Patrës, ku aktualisht po trajtohet i intubuar në terapi intensive.

Policia lokale arrestoi mbikëqyrësin e punimeve për të verifikuar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme, ndërsa më vonë ai është liruar në pritje të vijimit të hetimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit