Shtylla elektrike e rrëzuar prej 4 ditësh, OSHEE e Fierit nuk merr masa

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.12.2025, 10:56

Banorët e fshatit Kreshan në Fier, lagjja Myrtaj, i janë drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar një situatë të rrezikshme pasi prej katër ditësh disa shtylla të energjisë elektrike kanë rënë në mes të rrugës.

Ata thonë se fëmijët që luajnë pranë zonës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh, por për OSHEE kjo s'përbën asnjë problem. Banorët shprehen se kanë kontaktuar në mënyrë të përsëritur OSHEE-n, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje edhe pse situata paraqitet e rrezikshme prej 4 ditësh.

Për momentin, shtylla nuk ka sinjalizim ose barriera që të paralajmërojnë rrezikun, gjë që e bën edhe më të madh rrezikun për fëmijët dhe banorët e tjerë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të shmangur çdo incident të mundshëm dhe për të siguruar normalizimin e situatës në zonë.

Denoncimi i qytetarit:

Si jeni kemi 4 dit ne fshatin Kreshan te Fierit ne lagjen Myrtaj na kane rene shtyllat e korentit ne rruge kemi frik se shkojne femijt dhe luajne. Kemi mar ne telefon ne OSHEE dhe nuk interesohet njeri. Ju lutem na e postoni a rrezikohet jeta e femijve kemi 4 dit sot telefonojm edhe asnje zgjidhje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit