Një aksident rrugor është shënuar këtë mëngjes në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Azotikut”. Një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një makinë tip “Audi”, e cila pas goditjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.