Bela punëson ngrohës karrigeje Tik Lapajn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 10.12.2025, 22:04

Dielli ka rënë pingul ditët e fundit para kryeministrisë... aty ku proteston duke ngrohur karrigen Tik Lapaj.

I kthyer në meme në rrjet, duke ia marrë në kthesë edhe Bernie Sanders, Tiku e ka bërë rolin e vet dhe pret për rrogën. Lapaj ka patur historikisht role interesante në politikën shqiptare. Ai është përdorur gjithnjë nga e majta për interesa të personazheve të caktuar. Që Tiku e gjuan lekun dhe shtyp kë t'i dali para për ta futur në xhep, kjo u vërtetua që në kacafytjen për një mandat me ish-ortakun Endri Shabani.

Këtë radhë gjuajtësja e shukave me lekë është ajo e cila ka qenë në qendër të vëmendjes ligjore, politike e mediatike për babëzi të parave publike. E duke qenë se Tiku është valvul shfryrëse perfekte për pak show mediatik, këtë radhë kërkesat e tij përfshijnë e kanë si qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ironike? Duke qenë se ajo që ka shkuar në SPAK është Balluku, Lapaj kërkon largimin e Ramës duke injoruar faktin që zv.kryeministrja po hetohet për afera korruptive dhe shkeljen e barazisë në tendera.

"Nëse Rama largohet, problemet zgjidhen",-sipas Tikut, ndërkohë që nëse do ishte një opozitar i lirë pa ngjyra partiake, ashtu siç pretendon, të paktën duhet të përmendte shefen që e ka angazhuar në këtë shfaqje palaçollëku humoristik, për të ruajtur atë pak dinjitet që i ka mbetur në spektrin politik...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit