Teksa gjendemi përballë asaj që po cilësohet si evoluimi i drejtësisë së re, qartësisht bie pyetja se pse SPAK nuk ka nisur hetimet ndaj oligarkëve të korruptuar që kanë vjedhur miliarda lekë nga buxheti i shtetit, në bashkëpunim me titullarët publikë?!
Sot do të nisim me Rrok Gjokën, majën e korrupsionit të tunelit të Llogarasë e shumë veprave të tjera të rëndësishme publike.
Le të ndalemi tek skandali i freskët i Tunelit të Llogarasë dhe zhytja me kokë e Gjoka Konstruksion në thesin e parave të taksave të qytetarëve.
Në tenderin për ndërtimin e tunelit Gjoka Konstruksion kishte ofruar ofertën më të ulët , rreth 140 MLN €. Tenderi u anulua nga Vis Berberi pasi do të ishte shumë e dukshme që një vepër e përmasave të tilla publike të fitohej sërish nga oligarku i babëzitur.
Çfarë skeme u përdor? Një tender i ri u hap disa muaj më vonë dhe fitues u shpall konsorciumi turk Intekar Yapi & ASL, me ofertë rreth 170 MLN €.
Punimet kryheshin nga Gjoka Konstruksion, ndërkohë që kompania turke u shpall “fituese” e mori kontratën dhe diferencën e ofertës. Turku ia dorëzoi punët dhe pagesën realisht Gjokës. Diferenca prej 30-32 MLN € nga oferta fillestare e Gjokës është përfituar + për oligarkun.
Më tej në 2025, Gjoka Konstruksion fiton edhe tenderin për mirëmbajtje/operim të tunelit, pavarësisht se u kamuflua me emrin e turqve. Tuneli u hap dhe u rimbyll pas dyshimeve për cilësi të dobët të punimeve dhe mungesë akt-kolaudimi teknik.
Pas dosjes që çoi para drejtësisë Ballukun, Gjoka i babëzitur ka rënë squk pasi e pasoi statusin e kokës së turkut duke përdorur miliardat që ka vjedhur dekadat e fundit. Por asnjë nuk e vuri nën hetim dhe drejtësia e re lincoi publikisht vetëm shtetin... Askush nuk iu vu pas Gjokës i cili ishte realisht ai që ka përfituar miëiardat në një skemë të kamufluar bashkëpunimi.
Vjedhjet e veprave publike të Gjokës kanë kalvar të gjatë... duke përmendur këtu edhe legjendarin “Rrugën e Arbrit”. Tunelet e të cilit janë shembur disa herë e janë ringritur me paratë e shqiptarëve, pasi grykësia e Gjokës për të ngrënë paratë e popullit nuk kishte të ndalur.
Sa për rikujtesë, 13 vite i la dibranët pa rrugë ky oligark duke përfituar para publike në mënyrë të vazhdueshme.