I fut poshtë celularit pastaj në xhep, Polici merr rryshfet në mes të rrugës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2025, 17:06

Policia e Shtetit duket se ka devijuar nga misioni dhe puna e saj pasi çdo ditë e më shumë përfshihet në skandale që njollosin edhe më tepër uniformën blu.

Rastet e shefave, drejtorëve e efektivëve të përfshirë në grupe kriminale, trafikim lëndësh narkotike, zhvatje, korrupsion e abuzimi me detyrën sa vijnë e shtohen dhe një i tillë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Në pamjet e mbërritura mund të shihni se si një efektiv i policisë rrugore te kryqëzimi i Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha” merr rryshfet nga një drejtues mjeti i ndaluar.

Në fillim efektivi i policisë shihet teksa “komunikon” me drejtuesin e mjetit dhe në “bisedë” e sipër ai fut mes letrave të makinës “kafen” e policit.

Ky i fundit vendos celularin e tij poshtë letrave dhe me stil merr paratë dhe largohet qetësisht nga makina e ndaluar.

Më pas duke “rregulluar” pantallonat ai ulet dhe fut në xhep rryfshetin e pranuar dhe vazhdon punën sikur asgjë mos të ketë ndodhur, në pritje të “kafes” tjetër.

Ky rast përveçse skandaloz dhe i papranueshëm për policinë nxjerr në pah edhe një problematikë tjetër të denoncuar prej kohësh nga efektivët, vonesat në marrjen e pagave dhe gatishmërisë, që duket se bëhen shkak për korrupsion e pranim rryshfeti nga ana e uniformave blu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit