Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.12.2025, 16:36
Një qytetar nga Berati ka ngritur një shqetësim të fortë në drejtim të gjendjes së shetitores së qytetit, e cila, sipas tij, është transformuar në një situatë të papranueshme. Ai shprehet se në këtë zonë kalojnë ujërat e zeza, pavarësisht se lumi përbri ka ujë të bollshëm. Pamja dhe gjendja aktuale, sipas qytetarit, po rëndohen çdo ditë.
Qytetari thekson se era e rëndë e fekaleve e ka bërë të vështirë kalimin në këtë zonë, e cila është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit. Për këtë arsye, ai kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga kryetari i ri Ervin Ceca, duke e cilësuar situatën si emergjente për higjienën dhe imazhin e qytetit.
"Përshëndetje JOQ Albania! Jam shumë i shqetësuar për faktin se shetitorja e Beratit është transformuar në këtë gjendje. Këtu kalojnë vetëm ujërat e zeza, ndërkohë që lumi ka ujë, shyqyr Zotit. Bashkia Berat, me kryetarin Ervin Ceca, duhet të veprojë, sepse nuk kalohet dot nga era e fekaleve. Shumë faleminderit nëse e ngrini si shqetësim", shkruan qytetari.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR