Pjerin Ndreu “përton” të bëjë detyrën, banorët shtrojnë vetë rrugën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 10.12.2025, 16:51

Banorët e rrugës së Liqenit, në kryqëzimin e Rrilës, kanë marrë përsëri vetë iniciativën për të rregulluar rrugën e tyre, pasi institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë asnjëherë.

Rruga, e cila shërben për mbi 40 shtëpi dhe ka një gjatësi rreth 500 metrash, prej vitesh është lënë në gjendje të degradur, duke u bërë e pakalueshme sidomos në ditët me reshje.

Sipas banorëve, kjo është disa herë radhazi që ata detyrohen të shpenzojnë nga të ardhurat e tyre për të mbushur gropat dhe për të sistemuar rrugën, pasi bashkia e drejtuar nga Pjerin Ndreu nuk kanë marrë asnjëherë mundimin të duket këtyre anëve.

Ju lutem publikojeni sepse shteti s’ka vendosur dorë asnjëherë,” shprehen banorët, të cilët kërkojnë që problematika të marrë vëmendjen e bashkisë dhe institucioneve përgjegjëse.

Ata apelojnë që rruga e tyre të futet në listën e investimeve urgjente, duke theksuar se infrastruktura minimale është e domosdoshme për komunitetin, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët që lëvizin çdo ditë.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe të qëndrueshme, duke theksuar se nuk mund të vazhdojnë pafundësisht të mbulojnë me paratë e tyre detyrimet e shtetit.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit