Banorëve ju vjen shpirti në maj të hundës, shtrojnë vet rrugën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 10.12.2025, 15:55

Rrugët e Zall-Herrit prej kohësh janë bërë objekt ankesash nga banorët e zonës, të cilët denoncojnë gjendjen e tyre të degraduar. Gropat, pluhuri dhe mungesa e mirëmbajtjes i kanë kthyer rrugët në një sfidë të përditshme për këdo që lëviz aty.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, banorët shprehen se bashkia nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përmirësuar infrastrukturën; rrugët mbeten pothuajse në të njëjtën gjendje, duke thelluar pakënaqësinë dhe mungesën e besimit te institucionet përgjegjëse.

Të përballur me mungesën e zgjidhjeve institucionale, banorët e Zall-Herrit kanë marrë vetë nismën për të përmirësuar rrugët, duke i shtruar ato me zhavorr me forcat e tyre. Ky veprim, ndonëse i detyruar, është një sinjal i qartë për institucionet vendore se nevojat e komunitetit nuk mund të injorohen pafundësisht.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit