Rruga e pakalueshme nga gropat dhe uji i rrjedhshëm, UKT me pushime?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2025, 14:58

Banorët e rrugës “Pasho Hysa – Ali Dem” i janë drejtuar redaksisë tonë për të raportuar gjendjen e rrugës e cila është në gjendje alarmante.

Sipas tyre, uji rrjedh nga fillimi deri në fund të rrugës, duke krijuar gropa të mëdha dhe duke e bërë të vështirë kalimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Banorët shprehen se UKT nuk ka ndërmend të ndërhyjë dhe situata po përkeqësohet çdo ditë, duke e bërë rrugën pothuajse të pakalueshme.

Ata bëjnë apel për publikimin e situatës dhe ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar aksidente dhe për të rikthyer normalitetin në këtë rrugë.

Denoncimi i banorëve:

Pershendetje JOQ ndodhemi ne rrugen Pasho Hysa Ali Dem dhe gjendja eshte kjo skandaloze uji rrjedh nga fillimi deri ne fund te rruges, UKT ne gjum nuk vin dhe gropa pa fund mezi po kalojm, ju lutem publikoheni se jemi ne hall me kete rrug

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit