Shtylla elektrike gati për të rënë, OSHEE e Durrësit pret tragjedinë e radhës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2025, 13:25

Banorët e Lagjes 17, në zonën ish-Kënetës, Durrës, raportojnë se një shtyllë elektrike ka rënë duke paraqitur rrezik serioz për kalimtarët, sidomos për fëmijët që kalojnë pranë.

Sipas banorëve, denoncime të shumta janë bërë pranë OSHEE-së, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga autoritetet për ta riparuar shtyllën. Ata shprehen se situata është tepër e rrezikshme dhe mund të shkaktojë dëme ose aksidente për njerëzit që kalojnë në zonë.

Për momentin, shtylla nuk ka sinjalizim ose barriera që të paralajmërojnë rrezikun, gjë që e bën edhe më të madh rrezikun për fëmijët dhe banorët e tjerë.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrje urgjente për të parandaluar çdo incident dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit.

Denoncimi i banorëve:

Shikoni si ka rene shtylla ne lagjen 17 ish kenet durres kemi ber denoncim te oshe edhe nuk ka ardhur asnjeri as ta shohi kjo shtyll mund dhkaktoj deme edhe te njerzit qe kalojn sidomos kalamajt e vegjel faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit