Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë me një denoncim lidhur me cilësinë e naftës që tregtohet në vend. Ai tregon se pasi mbushi makinën me naftë, e cila kushtonte 180 lekë për litër, automjeti filloi të shfaqte probleme të menjëhershme.
Duke dyshyar për ndonjë defekt teknik, qytetari e çoi makinën në servis, ku pas kontrollit mekanikët zbuluan se rezervuari ishte mbushur me një lëndë të zezë, ngjashëm me katran, e cila nuk kishte asnjë lidhje me naftën e zakonshme.
“Nafta që shitet këtu na i shkatërroi makinat”, shprehet ai i revoltuar.
Rasti ka ngritur sërish shqetësime mbi mungesën e kontrolleve të rregullta dhe standardet e cilësisë së karburanteve në Shqipëri. Ky nuk është incidenti i parë i raportuar nga qytetarët, duke vënë në pikëpyetje mbikëqyrjen e tregut të hidrokarbureve dhe sigurinë e konsumatorëve.