Banorët e Babicës së Madhe në Vlorë denoncojnë mungesën totale të investimeve në zonën e tyre, duke thënë se prej vitesh infrastruktura është lënë në harresë. Ata pretendojnë se rrugët, ndriçimi dhe shërbimet bazë nuk janë përmirësuar aspak.
Sipas banorëve, arsyeja e kësaj neglizhence lidhet me faktin se lagjja konsiderohet zonë me mbështetje të djathtë. Ata shprehen në denoncimin për JOQ Albania se trajtimi i pabarabartë për shkak të bindjeve politike është i papranueshëm.
"Përshëndetje JOQ! Asnjë investim nuk kanë bërë në këtë lagje sepse jemi lagje demokrate. Jemi në Vlorë, Babicë e Madhe", shkruan qytetari. Komuniteti kërkon ndërhyrje urgjente nga Bashkia e Vlorës dhe institucionet përgjegjëse, duke theksuar se investimet publike duhet të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët.