Studentët e Akademisë së Sigurisë pa paga: Nëntorin do e marrin në fund të dhjetorit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.12.2025, 11:17

Një student i vitit të dytë në Akademinë e Sigurisë, Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, i ka dërguar JOQ Albania një ankesë lidhur me vonesën e pagës mujore të nëntorit.

Sipas tij, studentëve u është komunikuar se pagesa do të hidhet vetëm në fund të dhjetorit, me arsyetimin se po kryhen verifikime.

Studenti e cilëson këtë situatë “të padrejtë dhe në dëm të studentëve”, duke theksuar se shumë prej tyre kanë organizuar shpenzimet mujore duke u bazuar në kontratën e firmosur me fakultetin.

Studentët kërkojnë reagim zyrtar dhe një zgjidhje të menjëhershme për të shmangur vonesa të tjera në të ardhmen.

Denoncimi i studentit:

Pershendetje JOQ, desha te beja nje ankese per akademine e sigurise Jam studente i vitit të dytë në Akademinë e Sigurisë, Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit. Paga e muajit nëntor na është komunikuar se do të hidhet në fund të dhjetorit për shkak të verifikimeve, gjë që është e padrejtë dhe në dëm të studentëve, pasi ne kemi organizuar pagesat mujore duke u bazuar te ajo kontrate qe kemi firmosur me fakultetin.Kërkoj të merren masa dhe të rregullohet kjo situatë pasi nuk është normale që pagesa të vonohet kaq shumë, ose te pakten te kete nje njoftim zyrtar te studenteve qe te marrim masa vete.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit