Një qytetare nga Tirana i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në gjetjen e babait të saj, i cili është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
I moshuari quhet Hamit Hysko, 80 vjeç dhe sipas familjarëve vuan nga skleroza, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.
Sipas vajzës, ai është larguar nga shtëpia rreth orës 17:00 të pasdites së së martës dhe që prej atij momenti nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Familja banon në Tiranë, ndërsa herën e fundit është parë në zonën e Kombinatit, pranë banesës së tij.
Familjarët luten që kushdo që ka informacion ose e ka parë të kontaktojë menjëherë në këtë numër telefoni: +355 68 246 1227