Një shpërthim është regjistruar qytetin e Shkodrës mbrëmjen e së martës.
Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli është vendosur pranë një biznesi në lagjen “Skënderbeg”, duke shkaktuar shpërthimin.
Raportohet se objekti i dëmtuar rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmetaj.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.