Rruga “Tajar Tetova” në Elbasan prej vitesh ndodhet në gjendje të degraduar, duke u kthyer në një problem serioz për banorët e zonës.
Sipas tyre, rruga është bërë pothuajse e pakalueshme si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.
Banorët thonë se situata është shqetësuese prej një kohe të gjatë, ndërsa ndërhyrjet e dikurshme janë bërë vetëm për qëllime elektorale.
Të shqetësuar, qytetarët i bëjnë apel autoriteteve lokale të ndërhyjnë urgjentisht për rikonstruksionin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal, duke theksuar se aktualisht rruga përbën rrezik si për këmbësorët, ashtu edhe për automjetet.
Denoncimi i qytetarëve:
Rruga tajar tetova eshte katastrofe elbasan. Makinat kapin cdo cep skemi na me kaluar. Kemi shum vite. Qe na lejn ne kt gjendje E vendosen niher kur ishin votimet dhe sa moren votat dhe e hoqen ju lutem postojni!