Dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj, vrasësi i Martin Canit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.12.2025, 14:18

Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 16 vite burg, 14 vjeçarin Mario Perlleshaj, pasi e shpalli fajtor për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij Martin Cani në vitin 2024 pranë shkollës 9-vjeçare Fan Noli ku dy të miturit ishin nxënës.

Pavarsisht se Prokuroria kërkoi 25 vite burg Përlleshaj përfitoi ulje të dënimit për shkak të moshës pasi sipas Kodit Penal për të mitur, ai nuk mund të dënohet më shumë se 12 vite. Babai i Martin Canit u shpreh se ky vendim përbën një rreze shprese për familjen e tyre.

Tre ditë para ngjarjes së rëndë, gjatë një konflikti të ndodhur në shkollë, Martin Cani dhe i dyshuari kishin debat mes tyre, i cili u duk se u qetësua, por mbeti i papasqyruar dhe i neglizhuar edhe nga oficerja e sigurisë së shkollës “Fan Noli”, pasi nuk u raportua as në drejtori dhe as tek prindërit.

Ngjarja tragjike e 18 nëntorit 2024 ndodhi pas përfundimit të mësimit. Të dy të miturit u takuan jo larg shkollës, ku konflikti shpërtheu sërish dhe përfundoi me vrasjen e Martinit, plagosjen e shokut të tij dhe vetëplagosjen e autorit me thikë.

Mësohet se i mituri është dënuar edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj të miturit, Luis Meçja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit