Inflacioni në Nëntor arriti 2,1%, çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2025, 14:10

Çmimet e qirave dhe të ushqimeve ishin faktorët kryesorë që ndikuan në inflacionin e muajit nëntor, i cili sipas të dhënave të INSTAT arriti në 2,1%.

Rritja vjetore e çmimeve u ndikua më shumë nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”me +0,81 pikë përqindje, dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje. Ndikime të tjera të rëndësishme erdhën nga çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” (+0,21), “Pije alkoolike dhe duhan” (+0,14) dhe “Hotele, kafene dhe restorante”(+0,13).

Në krahasim me nëntorin e vitit 2024, rritja më e madhe e çmimeve u regjistrua tek “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, ndërsa brenda grupit të ushqimeve më së shumti u rritën çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” (+4,9%), “Vajra dhe yndyrna” (+4,6%) dhe “Peshk” (+3,3%).

Krahasuar me tetorin e këtij viti, disa çmime ranë, veçanërisht tek grupet “Argëtim dhe kulturë”(-0,8%), “Veshje dhe këpucë” (-0,5%) dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” (-0,4%), ndërsa disa grupe shënuan rritje të vogla si “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” (+0,1% secili).

Ky trend reflekton vazhdimin e presioneve inflacioniste nga shpenzimet bazë për jetesë, kryesisht qiratë dhe ushqimet, duke pasqyruar ndikimin e rritjes së kostove në jetesën e përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit