Halla e Erjon Bobës: Ngushëllimi i vërtetë do ishte të ishit sot këtu

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.12.2025, 13:06

Në Durrës u zhvillua sot një protestë në kujtim të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën pas plagëve të marra me thikë në një konflikt mesnxënësish. Mes pjesëmarrësve ishte edhe halla e tij, Bahrie Çupi, e cila u shfaq e tronditur dhe e zhgënjyer nga pjesëmarrja më e ulët se sa ishte pritur.

Ajo bëri një apel të fortë ndaj shoqërisë, duke thënë: Kjo neglizhencë e një populli para një tragjedie tregon rënie të ndërgjegjes shoqërore… ne djali na iku e s’na kthehet më, por nesër mund të ketë një Erion tjetër. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmije tjetër nesër. Ngushëllimi më i thellë do të ishte që njerëzit të ishin sot këtu në protestë, ndërsa falënderoi shqiptarët për mbështetjen dhe mesazhet e shumta të ngushëllimit.

Ngjarja e rëndë nisi pas një konflikti të vazhdueshëm mes Erjonit dhe një 14-vjeçari, që sipas hetimeve kishte fillesat në rrjetet sociale dhe ofendime në shkollë. Çështja degradoi kur të dy të miturit u takuan për “sqarime”, moment gjatë të cilit 14-vjeçari e goditi Erjonin me thikë disa herë. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 15-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë pas nëntë ditësh luftë me jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit