Superliga turke e futbollit mbylli raundin e 15 me një protagonist absolut, Ernest Muçi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte njeriu i ndeshjes në sfidën që Trabzonspori fitoi 1-2 në fushën e Goztepes, falë dopietës spektakolare së tij.
Me dy finalizime vendimtare dhe një paraqitje të nivelit më të lartë, Muçi jo vetëm i dha ekipit tre pikë jetike, por u rendit mes 11-shes më të mirë të javës sipas “SofaScore”. Në këtë formacion elitë gjejmë edhe emra të mëdhenj të kampionatit turk si Milan Skriniar i Fenerbahçes dhe Victor Osimhen i Galatasarayt, ndërsa në mbrojtje spikat edhe shqiptari tjetër, Fidan Aliti, ish-lojtar i Skënderbeut.
Forma e shkëlqyer e Muçit po shndërrohet në një armë të fuqishme për Trabzonsporin, që tashmë ngjitet në vendin e dytë në renditje me 34 pikë, vetëm dy më pak se liderët e Galatasarayt. Me këtë ritëm, sulmuesi shqiptar po konfirmohet si një nga yjet më të ndritshëm të Superligës turke.
Një javë perfekte për Muçinin, gola, notë e lartë dhe një tjetër dëshmi se talenti shqiptar po lë gjurmë në elitën e futbollit ndërkombëtar.