Autoritetet gjermane kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin Qazim Hodollari, i cili konsiderohet i rrezikshëm. Ngjarja dramatike ndodhi më 26 nëntor rreth orës 11:20 në rrugën Elisabeth-Selbert në qytetin Mülheim të Gjermanisë, raporton BILD.
Një person 37-vjeçar nga Gelsenkirchen u plagos rëndë nga një goditje me thikë në bark. Pas sulmit, viktima u dërgua menjëherë në spital dhe gjendja e tij është raportuar si kritike.
Policia ka nisur hetimet për tentativë vrasjeje dhe ka angazhuar një komision të specializuar për hetimin e vrasjeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Duisburgut. Autoritetet kërkojnë çdo informacion që mund të çojë në kapjen e Hodollarit dhe paralajmërojnë qytetarët që të jenë të kujdesshëm.
Hetimi vijon dhe policia ka bërë thirrje për dëshmi nga çdo person që mund të ketë qenë pranë vendngjarjes ose ka parë diçka të dyshimtë rreth asaj kohe.