Plas sherri mes fqinjëve në Patos, shkak sherri mes fëmijëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.12.2025, 11:23

Një sherr i rëndë mes dy fqinjëve në Patos ka përfunduar me dhunë dhe plagosje me thikë. Policia njofton se është arrestuar 36-vjeçari Marjus Grëmbi, i dyshuar se ka plagosur me mjet prerës Shpëtim Qerimajn gjatë konfliktit.

Burime për mediat bëjnë të ditur se ngjarja ka nisur pas një zënke mes fëmijëve të dy familjeve, e cila më pas është përshkallëzuar. Raportohet se para incidentit, Qerimaj kishte sulmuar babanë e Grëmbit me grushte dhe sende të forta, çka dyshohet se çoi në agravimin e situatës.

NJOFTIMI:

"Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit