KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË SONILËN TË KONTAKTOJ NUMRIN 0695742762
Në qytetin e Durrësit jeton Sonila, një grua e cila prej kohësh përballet me vështirësi të mëdha që i kanë rënduar jetën përtej çdo mase. Problemet shëndetësore e kanë bërë të pamundur për të të punojë dhe si pasojë, ajo është zhytur në borxhe, duke u gjendur sot në një situatë tejet të vështirë ekonomike. Gjërat janë përkeqësuar aq shumë, sa Sonila nuk ka më mundësi të paguaj as qiranë e shtëpisë ku jeton.
Sëmundja e ka lodhur, por nuk ia ka shuar shpresën. Ajo jeton çdo ditë me ankthin e të ardhmes, duke u përpjekur të gjejë një mënyrë për të mbajtur mbi supe barrën e borxheve dhe frikën se mund të mbetet pa strehë. Ajo kërkon vetëm pak mbështetje, pak humanizëm, pak dorë të shtrirë që ta ndihmojë të mos zhytet më thellë në varfëri dhe në ankth.
Historia e saj është historia e shumë njerëzve që jetojnë në heshtje, duke luftuar me sëmundjen, me varfërinë dhe me mungesën e një mbështetjeje minimale. Sonila nuk kërkon luks, nuk kërkon më shumë se ç’është e nevojshme: kërkon një strehë të sigurt, mundësinë për të paguar qiranë dhe për të jetuar me dinjitet.