Kërkoi masë më të butë sigurie, Apeli rrëzon Gjon Shkambin, e lë në qeli

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.12.2025, 10:49

Gjykata e Apelit ka rrëzuar sërish kërkesën e Gjon Shkambit për një masë më të butë sigurie, duke lënë në fuqi arrestin me burg të vendosur nga Shkalla e Parë. Ky ishte ankimi i tij i dytë, por trupi gjykues vendosi ta mbajë të pandryshuar masën, duke e lënë Shkambin të qëndrojë në qeli.

Në kërkesën e tij, Shkambi ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili akuzohet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja pas shpalljes së një vendimi për një çështje pronësie. Ndryshe nga ai, Elvis Shkambi, që ndodhet gjithashtu në paraburgim, nuk ka paraqitur ankim për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 tetor, pas përfundimit të seancës në Apelin e Tiranës, ku gjyqtari Kalaja kishte dhënë vendimin kundër palës së përfaqësuar nga dy të afërmit Shkambi. Menjëherë pas shpalljes së vendimit, sipas hetimit, Elvis Shkambi ka qëlluar me armë ndaj gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa nga të shtënat mbetën të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit