Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës, ku një grua 57-vjeçare ka humbur jetën pak kohë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale. E ndjera ishte paraqitur në spitalin e Vlorës për trajtim mjekësor, por pas kthimit në banesë gjendja e saj është përkeqësuar fatalisht.
Sipas familjarëve, 57-vjeçarja nuk kishte shfaqur komplikacione të menjëhershme pas operacionit, ndërsa vdekja e saj e papritur ka ngritur dyshime dhe ka shtyrë autoritetet të nisin hetimet për rrethanat e ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim, pasi pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të kryer më herët, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja M. B., 57 vjeçe. Vijon puna për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, – thuhet në njoftimin e Policisë.