Shqiptarët në Gjermani shumica në punë me aftësi të ulëta

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.12.2025, 09:58

Emigrantët shqiptarë në Gjermani vijojnë të përqendrohen kryesisht në punë me aftësi të ulëta dhe të mesme, sipas të dhënave të publikuara nga Bruegel. Gati gjysma e tyre punojnë në profesione fizike apo gjysmë-të kualifikuara, ndërsa një pjesë tjetër e madhe angazhohen në role teknike dhe zanatçinjsh. Ky pozicionim tregon kërkesën e lartë të tregut gjerman për punëtorë bazikë, por njëkohësisht pasqyron mungesën e një mase të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria.

Në nivel të profesioneve të specializuara, përqindjet mbeten të ulëta. Vetëm një numër i vogël shqiptarësh punojnë si specialistë në shëndetësi, teknologji apo profesione që kërkojnë arsim të avancuar, shumë më pak krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, ku pjesëmarrja në rolet e larta profesionale është dukshëm më e madhe. Ndërkohë, vendet e Europës Perëndimore paraqesin një strukturë krejt tjetër të fuqisë punëtore, me thuajse një të tretën e punonjësve të përfshirë në kategori eksperte.

Ky profil i emigracionit shqiptar nënvizon një sfidë të dyfishtë: Gjermania vazhdon të mbështetet te punëtorët nga Ballkani për sektorët bazë, ndërsa Shqipëria rrezikon boshatisjen e profesioneve të kërkuara për shkak të mungesës së investimit afatgjatë në arsimin profesional dhe tërheqjes së ulët për karrierat e specializuara brenda vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit