Hidhet nga ura në rrugën e Arbrit në Klos nipi i Nehat Kullës, trupi i pajetë nxirret nga humnera

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 09.12.2025, 08:26

Klodian Kulla, nipi i Nehat Kullës, u gjet i pajetë në zonën e Fshatit Fshat në Klos, pranë Rrugës së Arbrit. Dyshohet se ai është hedhur nga ura e Vashës, rreth 160 metra e lartë mbrëmjen e së hënës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, forcave “Shqiponja” dhe policisë së Burrelit bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga humnera.

Autoritetet ende nuk kanë dalë në një version zyrtar për rrethanat e ngjarjes dhe po presin rezultatet e ekspertizës së kryer në Tiranë, e cila do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për vetëvrasje apo një veprim kriminal. Hetimet janë në vijim dhe priten detaje të mëtejshme nga policia.

Klodian Kulla ishte i njohur për organet ligjzbatuese, pasi në prill të vitit 2021 u arrestua gjatë një operacioni të SPAK, ku u zbulua një arsenal armësh dhe u prangosën edhe tetë persona të tjerë. Në të njëjtin rast, vëllai i tij, Akil Kulla, u shpall në kërkim dhe më vonë u dënua nga GJKKO me 8.8 vite burg.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit