Makina sfidon lumin e fryrë: qytetari rrezikon gjithçka dhe ja del ta kalojë!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.12.2025, 21:19

Pamje që po qarkullojnë online tregojnë një qytetar që përballet me natyrën e egërsuar, duke kaluar me makinë një lum të fryrë nga reshjet e ditëve të fundit.

Në video shihet automjeti tip furgon/pick-up teksa futet në ujërat e turbullta, ndërsa dallgët godasin anët e makinës. Pavarësisht rrezikut të dukshëm dhe rrjedhës së fortë, drejtuesi i mjetit arrin të përshkojë lumin dhe të dalë në bregun tjetër pa u dëmtuar.

Ngjarja ka shkaktuar debat online, pasi shumë qytetarë e quajnë veprim të pamatur dhe tepër të rrezikshëm, ndërsa të tjerë e shohin si një shembull të sfidimit të kushteve ekstreme në zonat rurale, ku shpesh mungojnë urat dhe infrastrukturat e nevojshme.

Fatmirësisht, aventura e rrezikshme ka përfunduar me sukses, por ekspertët rikujtojnë se kalimi i lumenjve të fryrë me mjet është një nga manovrat më të rrezikshme që mund të kryhet, sidomos pas reshjeve të dendura.

Pamjet mendohet se janë realizuar në zonën e Gramshit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit